Tensionet në protestën e kësaj të shtune janë zhvendosur edhe para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë nisur të shkulin gurët e trotuarit dhe t’i hedhin në drejtim të efektivëve të policisë.
Përveç gurëve, në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe forcave të rendit janë hedhur edhe bomba molotov, duke përshkallëzuar situatën në këtë zonë.
Efektivët e policisë janë pozicionuar përballë protestuesve, duke i shpërndarë me gaz lotsjellës dhe ujë me piper.













