Kurti u bën thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që nesër, më 8 nëntor, të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

“Nesër, më 8 nëntor, 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore kanë të drejtë të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Katër lista zgjedhore, me gjithsej 107 kandidatë, garojnë për 29 vende në këtë institucion përfaqësues”, ka shkruar Kurti.

Në postim, Kurti ka bërë të ditur se pas më shumë se një dekade me vetëm 15 anëtarë, Këshilli Kombëtar Shqiptar rikthehet në përbërjen prej 29 anëtarësh, bazuar në rezultatet e regjistrimit të popullsisë të vitit 2022.

“Pas më shumë se një dekade me vetëm 15 anëtarë, Këshilli Kombëtar Shqiptar rikthehet në përbërjen prej 29 anëtarësh, falë rezultateve të regjistrimit të popullsisë të vitit 2022. Një rikthim i rëndësishëm për përfaqësimin e shqiptarëve dhe të drejtat e tyre kolektive”, ka potencuar ai.

Kurti ka përmendur edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, përmes teksteve mësimore, bursave për nxënës e studentë dhe mbështetjes për kulturën.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Me tekste mësimore, bursa për nxënës e studentë, mbështetje për kulturën dhe institucionet përfaqësuese”, ka shkruar Kurti.

Në fund, kreu i Qeverisë i ka ftuar qytetarët që të votojnë lirshëm dhe sipas bindjes së tyre.“Nesër, ju ftoj të merrni pjesë në zgjedhje dhe ta ushtroni të drejtën tuaj demokratike të votës, lirshëm e sipas bindjes suaj”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika