Protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama vijon pa u ndalur, ndërsa qytetarët dhe të rinjtë kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.
Situata para Kryeministrisë është tensionuar, ku disa protestues, të maskuar, kanë shkëputur gurë nga trotuari dhe i kanë hedhur në drejtim të efektivëve të policisë.
Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit për masa ndëshkuese dhe gjoba ndaj pjesëmarrësve, protestuesit vijojnë të jenë të pranishëm në shesh. Mes tyre ka edhe shumë studentë, të cilët i janë bashkuar masivisht tubimit.