Protesta e studentëve vijon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , para Kryeministrisë.

Protestuesit përdorin lazer duke tentuar që të shpërqendrojnë efektivët e policisë. Po ashtu është hedhur molotov.

Protesta nisi fillimisht para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë bërë të qartë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë revoltën deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi u shoqërua me tensione, pasi edhe këtë të shtunë pati debate me deputetë të PD, pasi protestuesit nuk i kanë pranuar në tubimin para Ministrisë së Arsimit.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: