Akuzohet për posedim të materialeve të abuzimit seksual me të mitur, gjykata lë në “arrest shtëpie” babain e Meghan Markle Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Krakovës në Poloni, ku të shtënat me armë zjarri në Sheshin Kryesor të Tregut kanë shkaktuar pesë viktima dhe rreth 10 të plagosur, mes tyre edhe efektivë policie.
Sipas njoftimit të Policisë së Małopolska-s, ngjarja ndodhi rreth orës 15:00. Një person, i cili kishte hyrë me automjet në shesh, ka nisur të qëllojë me armë zjarri drejt personave të rastësishëm.
Pas ndërhyrjes së policisë, autori i dyshuar është qëlluar nga efektivët dhe u transportua drejt spitalit.
Sipas raportimit nga BBC, ngjarja shkaktoi mobilizim të madh të forcave të policisë dhe shërbimeve të emergjencës, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve dhe për të siguruar zonën.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Bashkia e Krakovës konfirmoi se të shtënat ndodhën në Sheshin Kryesor të Tregut, ndërsa bëri të ditur se policia po zhvillon gjithashtu një operacion në rrugën Dietla.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe qytetarëve të shmangin zonën deri në përfundimin e operacionit policor.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet e autorit.
Top Channel