Nga kategoria e katërt në elitën e futbollit, Como ka pronarët ndër më të pasurit në botë! Kush janë dy miliarderët e projektit ambicioz Mesditën e kësaj të shtune janë zhvilluar 5 ndeshje të javës së 10 të Kategorisë së Parë dhe rezultatet ishin vërtet interesante.
Kukësi nuk i zhgënjeu tifozët e tij teksa ka arritur të mposhtë Sopotin me rezultatin 2-0 me gola të Silvas dhe Baspallov për të marrë 3 pikë të rëndësishme që e pozicionojnë në vendin e dytë, pas Ilirisë kryesuese.
Edhe kjo e fundit ka arritur të fitojë ndeshjen e saj, atë me Orikun e vendit të fundit me rezultatin 1-0. Njeriu i ndeshjes për skuadrën nga Fushë Kruja u bë Darnel Kithambo me golin e shënuar në minutën e 26.
Nuk gaboi as Pogradeci që ndali Besëlidhjen duke e mundur skuadrën lezhjane me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të Chinëuendu. Bylisi iu imponua Kastriotit duke e mposhtur skuadrën krutane me rezultatin 2-1 për t’u ngjitur në kuotën e 15 pikëve. Nuk mundi dot Besa të marrë maksimumin nga ndeshja e saj me skuadrën kavajase që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Burrelin duke lënë 2 pikë në fushën e saj.
Top Channel