E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gurë dhe molotov në drejtim të Kryeministrisë dhe policisë, efektivët përgjigjen me ujë

Vijojnë tensionet dhe përplasjet para Kryeministrisë mes protestuesve dhe policisë.

Menjëherë pas mbërritjes në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një grup protestuesish kanë nisur shkuljen e pllakave të trotuarit dhe kanë filluar të godasin në drejtim të policisë dhe godinës.

Po ashtu, nga ana e protestuesve është hedhur edhe molotov.

Ndërkohë, policia është përgjigjur me ujë. Aktualisht, protestuesit vijojnë të jenë të grumbulluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.