E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

“Vitet ’97 ishin kohë lufte, por e gjenim kohën të takoheshim”, Çili rrëfen kohën me Dr Florin dhe përballjen me të rinjtë me armë

Këngëtari dhe kantautori Ernis  Çili ka kujtuar kohën e largët të vitit 1997, kur trazirat në Shqipëri ishin më të larta se kurrë.

Nga studio e “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën, Çili tha se ajo ka qenë një periudhë e artë dhe e sinqertë shoqërore, ku kohën e gjenin gjithmonë të takoheshin me njëri-tjetrin.

Ai ka kujtuar edhe një episod teksa kanë qenë duke luajtur me Dr. Florin basketboll, ku të rinj me armë iu afruan dhe i morën atletet që i kishin ardhur nga SHBA.

“Ne kur rrinim me doktor Florin dhe me çunat luanim basketboll tek Petro Nini. Mblidheshim atje dhe ka qenë edhe ’97, ka qenë shumë e vështirë. Në ’97 ne luanim basketboll, mua sa më kishin ardhur ca rroba të reja nga Amerika dhe vjen një grup të rinjsh  që ishin me armë, nxjerrin armët dhe më morën atletet. Ishte një situatë që edhe në kohë lufte, gjenim mundësinë për tu takuar, për të luajtur dhe për të qenë bashkë. Nuk e di si merreshim vesh, se nuk kishim as telefon në atë kohë”, tha Çili.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.