Lajmi i fundit

Protesta kombëtare, opozita në mbështetje të studentëve

‘Luftë’ mes protestuesve dhe policisë/ Fishekzjarrë në drejtim të efektivëve, kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

17:21, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestuesit kanë nisur konfrontimin me policinë, duke iu përgjigjur boteve të ujit dhe gazit lotsjellës me fishekzjarrë.

Siç shihet dhe nga pamjet, studentët u përgjigjen me fishezjarrë, ndërsa policia kërkonte t’i shpërndante me gazlotsjellës.

Forca te shumta policie janë vendosur në protestën para Kryeministrisë, ndërsa qytetarët gjithashtu kanë përdorur lazer për të shpërqendruar policinë

Protesta e studentëve vijon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Protestuesit përdorin lazer, duke tentuar që të shpërqendrojnë efektivët e policisë. Po ashtu është hedhur molotov.

Protesta nisi fillimisht para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë bërë të qartë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë revoltën deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco