Lajmi i fundit

Protesta kombëtare, opozita në mbështetje të studentëve

Pesë të vrarë dhe dhjetra të plagosur në sheshin kryesor të Krakovës, autori me veshje të stilit ushtarak! Fotot e para pas sulmit

Pesë të vrarë dhe dhjetra të plagosur në sheshin kryesor të Krakovës, autori me veshje të stilit ushtarak! Fotot e para pas sulmit

17:14, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia polake në Krakov ka bërë të ditura detaje të reja lidhur me të shtënat me armë zjarri në qytet ku mbetën të vrarë 5 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

“Bazuar në informacionet e oficerëve të policisë, personi ishte i veshur me veshje të stilit ushtarak”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Ai bëri të ditur se gjatë arrestimit, efektivët përdorën armët e tyre, por i dyshuari iu kundërpërgjigj me të shtëna. Si pasojë, mes të plagosurve janë edhe dy efektivë policie.

Çfarë dimë deri tani?

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Sheshin Kryesor të Krakovit, bëjnë të ditur autoritetet lokale të policisë.

Sipas policisë, rreth orës 15:00 me orën lokale (14:00 GMT), një person hyri me makinë në shesh dhe nisi të qëllonte me armë zjarri në mënyrë të rastësishme nga automjeti.

Autori i dyshuar është qëlluar nga policia dhe po transportohet në spital, bëjnë të ditur autoritetet.

Kryeministri polak, Donald Tusk, është vënë në dijeni të sulmit dhe po informohet në vijimësi nga Ministria e Brendshme e vendit.

Çfarë nuk dihet ende:

Numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve është ende duke u verifikuar, njofton llogaria zyrtare e qytetit të Krakovit.

Identiteti dhe gjendja shëndetësore e autorit të dyshuar.

Motivi që qëndron pas sulmit.

Gjendja shëndetësore e personave të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco