Shitësja po transmetonin ofertat live, makina futet me shpejtësi brenda dyqanit (VIDEO)
Një incident i pazakontë është regjistruar në Brazil, ku një makinë është përplasur brenda një dyqani veshjesh, pikërisht në momentin kur pronari dhe një punonjës po transmetonin drejtpërdrejt në rrjetet sociale ofertat e Black Friday.
Ngjarja ndodhi të enjten pasdite (5 nëntor), në qytetin Manaus, në shtetin e Amazonas. Momenti i përplasjes u filmua nga kamera që po përdorej për transmetimin LIVE.
Sipas Policisë, shoferja e një automjeti Jeep Renegade humbi kontrollin dhe përfundoi brenda dyqanit Guta, në rrugën Joao Valerio, në lagjen Vieiralves. Ajo u tha efektivëve se e kishte zënë gjumi gjatë drejtimit të automjetit.
Përplasja shkaktoi panik te personat që ndodheshin në dyqan, ndërsa një punonjëse mbeti e plagosur. Në vendngjarje mbërritën ekipet e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore (Samu), të cilat i dhanë ndihmën e parë të lënduarës.
Deri më tani, nuk ka informacion nëse punonjësja është transportuar në spital apo mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa kanë në dispozicion edhe pamjet filmike që regjistruan momentin e përplasjes gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
❌ Chofer echa a perder la mejor escena. Conductora de un Jeep Renegade se quedó dormida al volante e invadió la fachada de la tienda de ropa durante una transmisión en vivo de promociones Blackout/Black Friday. Una empleada resultó herida levemente en el hombro y fue atendida por el SAMU. Fecha: 5 de noviembre de 2026, alrededor de las 16:30. 📍Manaus (Amazonas, #Brasil), Avenida João Valério, conjunto Vieiralves, bairro Nossa Senhora das Graças. Tienda Use Guta Store.
— PERIÓDICO SupreMo 🔴 (@Diario_Supremo) November 6, 2026
Zelenskyy: Rusia përdori raketa të Koresë së Veriut për goditjen e objektit energjetik në Kiev
Pekini konfirmon bisedimet për një samit historik Xi-Trump-Putin në Kinë
Ngjarje e rëndë në Poloni! 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit, arrestohet autori
- 17:21 Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt policisë, forcat e rendit përgjigjen me ujë dhe gaz lotsjellës
- 17:10 Përfshihet nga flakët një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë të lënduar dhe të asfiksuar! Detajet e para
- 16:56 Zelenskyy: Rusia përdori raketa të Koresë së Veriut për goditjen e objektit energjetik në Kiev
- 16:56 Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, të rinjtë e maskuar shkulin pllakat dhe qëllojnë policinë
- 16:50 Pekini konfirmon bisedimet për një samit historik Xi-Trump-Putin në Kinë
- 16:48 Fenomen spektakolar në Capri të Italisë, dy rryma formohen njëkohësisht pranë shkëmbinjve të famshëm (VIDEO)