“Urgjencë kombëtare”/ Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, qytetarët marshojnë në Prishtinë, lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

07/11/2026 17:29

Në Kosovë kanë vazhduar protestat kundër vrasjes së grave.

Qytetarët edhe të shtunën nisën marshimin e tyre nëpër qytet duke kërkuar që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Nëpër Prishtinë përgjatë marshimit u lexuan letrat e Arlinda Zekajt, gruas që u vra më 25 tetor, e të cilat ua kishte drejtuar institucioneve duke kërkuar ta mbronin.

Para ministrisë së Drejtësisë, u kërkuan shkarkimet dhe ndjekjet penale të zyrtarëve shtetëror që neglizhuan rastin e 49-vjeçares.

Marshimi i protestuesve vazhdoi drejt Këshillit Prokurorial të Kosovës, për të ndaluar më pas edhe para policisë. Drejtësi për Erona Coklin, e vrarë gjatë 2024 në institucion shtetëror, por edhe për gratë e tjera të vrara, kërkoi vëllai i saj.

Para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, protestuesit kërkuan nga ky institucion të ndërmarrin masa ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati.

Marshimi përfundoi para objektit të Qeverisë se Kosovës ku protestuesit kërkuan llogaridhënie nga institucionet.

Gjatë vitit 2026 në Kosovë janë vrarë tetë gra.

Top Channel