Lajmi i fundit

Protesta kombëtare, opozita në mbështetje të studentëve

PD në mbështetje të rinisë që proteston! Bardhi: Studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e Shqipërisë

PD në mbështetje të rinisë që proteston! Bardhi: Studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e Shqipërisë

17:21, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

'Studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e Shqipërisë. Në mbështetje të rinisë që proteston për një të ardhme më të mirë' shkruan kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një postim në facebook ndërsa ka bashkangjitur video nga marshimi protestë sot.

Në mbështetje të protestës studentore, opozita zbriti sërish në shesh në protestën e tretë kombëtare këtë të shtunë.

Të rinj demokratë por dhe deputetë u nisën nga selia blu dhe kanë marshuar në drejtim të godinës qeveritare. Pas qëndrimit para godinës së qeverisë më pas të rinjtë demokratë kanë marshuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në qendër dhe më pas në rrugën e Durrësit ku janë bashkuar me protestuesit përballë Ministrisë së Arsimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco