Takimi i grupit punues që po harton strategjinë shtetërore për apelimin e aktgjykimit të Gjykatës Speciale është komentuar nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku. Sipas saj, institucionet kosovare kanë detyrimin të ndërmarrin çdo hap të mundshëm për të garantuar një proces të drejtë në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Lushaku ka shpjeguar se puna e këtij grupi ka për qëllim përgatitjen e një strategjie shtetërore të Kosovës për procesin që po zhvillohet në Hagë. Ajo ka theksuar se synimi përfundimtar është drejtësia e procesit, duke respektuar të drejtat e njeriut, procedurat dhe të gjithë përshkrimin e punës së vetë gjykatës.
Të lidhura
None found
Deputetja ka nënvizuar gjithashtu përgjegjësinë e institucioneve për të siguruar tërësinë e kushteve që nevojiten për një gjykim të drejtë. Sipas Lushakut, shteti duhet të bëjë gjithçka për të garantuar drejtësi në gjykim dhe në proces, si dhe për t’i dalë përballë këtij gjykimi, duke vënë në dispozicion të gjitha kushtet dhe duke mundësuar një proces sa më të drejtë.







