Kaosi dhe përballja mes protestuesve dhe policisë u zhvendos te Kryeministria pas përleshjes së regjistruar te Ministria e Arsimit. Protestuesit hodhën gurë dhe molotov në drejtim të policisë dhe godinës së qeverisë. Pas disa minutash mosreagimi, policia ndërhyri me ujë dhe gazlotsjellës për shpërndarjen e tyre. Një grup protestuesish zbarkuan te Sheshi Skënderbej, ndërsa të tjera u stacionuan te Parku Rinia, bulevard dhe në unazën e mesme të Tiranës në drejtim të rrugës së Elbasanit.