Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Prokuroria sekuestron 300 tonë mbetje të Albchrome, pluhuri u cilësua shumë i rrezikshëm

    Të shtëna me armë në qendër të Krakovës, 5 të vrarë dhe 10 të plagosur, policia qëllon autorin

    Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital nga asfiksia dhe dëmtimet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Prokuroria sekuestron 300 tonë mbetje të Albchrome, pluhuri u cilësua shumë i rrezikshëm
    Aktualitet

    Prokuroria sekuestron 300 tonë mbetje të Albchrome, pluhuri u cilësua shumë i rrezikshëm

    November 7, 2026

    Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar mbi 300 tonë pluhur të prodhuar nga Uzina e Ferrokromit, në pronësi të kompanisë koncesionare Albchrome. Mbetjet, të cilat dyshohet se përbëjnë rrezik për mjedisin dhe shëndetin, janë marrë në cilësinë e provës materiale në kuadër të një hetimi penal për mënyrën e depozitimit të tyre.

    Bëhet fjalë për pluhurin e mbledhur nga sistemi i filtrimit të uzinës, i cili, sipas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), është cilësuar si shumë i rrezikshëm.

    Në dokumentet zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit thuhet se sekuestrimi është kryer pasi kjo sasi mbetjesh konsiderohet e domosdoshme për vërtetimin e fakteve që janë objekt i hetimit penal.

    Për shkak të natyrës së materialit, prokurorët kanë vendosur që mbetjet të qëndrojnë në ruajtje pranë vetë kompanisë Albchrome sh.p.k., e cila ka detyrimin t’i ruajë dhe t’ia paraqesë organit procedues sa herë që i kërkohet.

    Çështja u bë publike më 28 maj, kur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pezulloi aktivitetin e Albchrome, pasi konstatoi depozitimin e 318 tonëve mbetje të rrezikshme në kushte që nuk garantonin sigurinë.

    Gjatë kontrolleve u evidentua se kompania nuk dispononte asnjë kontratë për transferimin e mbetjeve drejt subjekteve të autorizuara për evadimin, asgjësimin apo përpunimin e tyre.

    Pak ditë më parë, edhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit i cilësoi këto mbetje si shumë të rrezikshme, duke shtuar shqetësimet për mënyrën se si ishin administruar nga kompania.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Prokuroria sekuestron 300 tonë mbetje të Albchrome, pluhuri u cilësua shumë i rrezikshëm

    November 7, 2026

    Të shtëna me armë në qendër të Krakovës, 5 të vrarë dhe 10 të plagosur, policia qëllon autorin

    November 7, 2026

    Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital nga asfiksia dhe dëmtimet

    November 7, 2026

    Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë, 37 mijë zgjedhës, 107 kandidatë në garë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

    November 7, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.