Ora 17:40 Era e gazit ndihet kudo në bulevard. U hodh në mënyrë tinzare. Po marshonim bashkë me të rinjtë në drejtim të sheshit Skënderbej konstatuam se shumë metra larg turmës ishte vendosur një kordon jo më me policisë por gaz lotsjellës, pra bombola gazi në bulevard që kishin krijuar një ndarje të bulevardit me sheshin Skënderbej. Nuk e kuptuam pse u përdor, pasi tek ministria e Arsimit nuk u përdor, por tani në marshim.
Ndërkohë policia shpërndan me ujë protestuesit.
Autobotët janë me kapacitet 13 – 15 tonë uji, dhe kanë fuqi të hedhjes së ujit me distance më të largëta, thotë gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.
Ndërkohë protestuesit nuk tremben dhe vijojnë të kërkojnë: Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Policia ka zhvendosurprotestuesit nga bulevardi poshtë unazës, përballë godinës së Bankës së Shqipërisë.
© SYRI.net
‘Përballë një sistemi të pandershëm, na duhet bashkim!’, Tabaku: Dëshira për të jetuar me dinjitet në vendin tone
‘Gjobat dhe gazi lotsjellës, s’trembën askënd’, Këlliçi: Rrëzimi i regjimit kërkon energjinë e të gjithëve’
‘Luftë’ mes protestuesve dhe policisë/ Fishekzjarrë në drejtim të efektivëve, kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës