Në aktivitetin me ilaçet, tenderët publikë dhe investimet në ndërtim, Ilir Shehu është bashkuar me Artan Gaçin, ndërtues, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshort i ish-ministres dhe deputetes aktuale të PS-së, Olta Xhaçka. Por nga ana tjetër, Ilir Shehu rezulton një person me precedentë të theksuar kriminal në trafikun ndërkombëtar të drogës, duke e bërë atë subjekt të drejtësisë italiane deri sa arritën ta prangosnin dhe ta detyronin të shlyentë disa vite në qeli
Artan Gaçi prej vitesh e dorëzoi “petkun” e deputetit, por la një “gozhdë” varur në qeveri, parlament apo parti. La bashkëshorten Olta Xhaçka, me të cilën sipas aktakuzës zyrtare nga SPAK, përveçse krevatin bashkëshortor kanë ndarë edhe interesa ekonomiko-korruptive. Dhe pas muajsh hetime, çifti qeveritar i cili mori edhe stastusin e Investitorit Strategjik, përfundoi me një aktakuzë zyrtare të ngritur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
Por kjo çështje është shumë më e thellë se sa i është paraqitur publikut. Sipas investigimeve të gazetarëve të priza.al z. Artan Gaçi shfaqet si “koka” e një grupi të pastrimit të parave të kokainës së një tjetër personazhi misterioz siç është Ilir Shehu.
Të dhënat e siguruara raportojnë edhe për përfshirje direkte të Artan Gaçit në rrjetet e trafikur të drogës, por këto të dhëna mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht.
Edhe media të tjera kanë raportuar më herët mardhnënien midis Artan Gaçit dhe trafikantit Ilir Shehu me mbiemër të ndërrruar.
Por priza.al ka hulumtuar më në thellësi dhe kemi siguruar të dhëna tronditëse ku në sytë e organeve ligjzbatuese, Artan Gaçi dhe Ilir Shehu me mbiemër të ndërruar, kanë injektuar pa iu dridhur dora, 6 milionë euro në kompaninë e tyre.


Në regjistrat fiskalë që priza.al ka hulumtuar, raportohet në një moment të caktuar që të dy ortakët derdhin në kompani shifrën e barabartë prej 300.000 euro secili.
Kjo është pasqyruar. Por më pas, në kompani derdhen edhe 6 milionë euro të tjera, për të cilat as nuk është bërë deklarim i prejardhjes, as është paguar dividend e as shteti smori vesh gjë.
Këtu situata penale e personazheve, sipas sugjerimeve të investigimit të redaksisë, fillon rëndohet.
Kemi të bëjmë me një ndër veprat më të rënda penale përsa i përket krimeve financiare. Pastrimin e produkteve të veprës penale, evazion dhe shmangie taksash dhe mos deklarim origjine.
LIDHJA ARTAN GAÇI-ILIR SHEHU (PASHOLLI)
Ata u bënë ortakë me nga 50 për qind të kapitalit në kompaninë “UniPharma”, me seli në Kashar. Shoqëria u krijua më 9 tetor 2017, vetëm një muaj pasi Olta Xhaçka u emërua ministre e Mbrojtjes. Pikërisht në këtë periudhë nisën dyshimet për kontrabandën e ilaçeve dhe përfitimet nga tenderët publikë. Dy muaj pas emërimit të Xhaçkës, fondi për furnizimin me ilaçe të shërbimit mjekësor të ushtrisë u rrit me 40 për qind. “UniPharma” kaloi nga një bilanc me 5 milionë lekë humbje në vitin 2017, në 880 milionë lekë fitim në vitin 2023. Për vitet 2024 dhe 2025, kompania nuk ka paraqitur bilance.
Këto janë fitimet që kompania ka deklaruar në raport me xhiron zyrtare. Sipas raporteve të agjencive gjurmuese dhe dokumenteve konfidenciale të doganave, të siguruara nga “Pamfleti”, “UniPharma” dyshohet se ka futur në Shqipëri tri herë më shumë ilaçe dhe materiale mjekësore sesa ka deklaruar në doganë. Sipas të njëjtave të dhëna, Agjencia Shtetërore e Barnave i ka regjistruar sasitë e dyshuara si kontrabandë me dokumente importi të falsifikuara. Kjo procedurë ka krijuar mundësinë që produktet të shpërndahen te kompanitë tregtare, farmacitë private, skema e rimbursimit dhe farmacitë spitalore, ku “UniPharma” ka fituar një numër të madh kontratash.
E kaluara e Ilir Shehu Pashollit
Autoritetet italiane kanë nisur hetime ndaj kompanisë farmaceutike “Medicamenta” në Shqipëri, e lidhur me Ilir Shehun. Pas saj qëndrojnë edhe kompanitë “Mega Store” dhe “UniPharma”, si dhe shoqëritë italiane “Farmacia Celesia srl” dhe “TAC&C S.r.l”. Kompanitë italiane figuronin më parë si pronare të “Medicamenta”, ndërsa më pas ia shitën formalisht shoqërinë Ilir Shehut.
Hetimet e autoriteteve italiane kanë si objekt dyshimet për kontrabandë ndërkombëtare të ilaçeve dhe produkteve të tjera farmaceutike, me Shqipërinë si vend destinacioni ose tranziti. Sipas të njëjtave burime, pala italiane ka kërkuar bashkëpunimin e policisë, doganave shqiptare dhe SPAK-ut, por institucionet shqiptare nuk kanë njoftuar asnjë veprim konkret.
Në aktivitetin me ilaçet, tenderët publikë dhe investimet në ndërtim, Ilir Shehu është bashkuar me Artan Gaçin, ndërtues, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshort i ish-ministres dhe deputetes aktuale të PS-së, Olta Xhaçka.
Por nga ana tjetër, Ilir Shehu rezulton një person me precedentë të theksuar kriminal në trafikun ndërkombëtar të drogës, duke e bërë atë subjekt të drejtësisë italiane deri sa arritën ta prangosnin dhe ta detyronin të shlyentë disa vite në qeli.
E kur u kthye në Shqipëri, Ilir Shehu, pasi mori mbiemrin e nënës së tij dhe u bë Ilir Pasholli sipas dokumenteve më poshtë, veshi kostumin e bisnesmenit dhe iu lëshua tenderave.


Pasi e pa që kostumi i bisnesmenit po i rrinte bukur, Ilir Shehu me mbiemër të ndërruar, u hap si oktapod në një rrjet kompanish farmaceutike. Nga Italia në Shqipëri dolën dhe hynë miliona euro të duket se buronin nga kokaina dhe u kamufluan pas kompanive në dukje të ligjshme.

Si i mori Ilir Shehu me mbiemër të ndërruar 673 tendera në më pak se 7 vite?
Sipas të dhënave publike që priza.al konsultoi na rezulton se kompania e Ilir Shehut me mbiemër të ndërruar, ish trafikant dhe aktualisht bisnesmen ka fituar me apo pa garë hiç plot 673 tendera të ndryshëm në sektorin e shëndetësisë. Këto para që aktualisht janë të “pastra” se po i merren shtetit, në të vërtetë kanë një gjenezë kriminale, që po ky shtet do i duhet ta hetojë.
Çfarë po bën drejtësia?
Sipas burimeve të priza.al Ilir Shehu me mbiemër të ndërruar është subjekt i një hetimi. Pritet në çdo moment lëshimi i një mase ndaj tij ose kompanive të tij.
Por ky informacion që morëm na u duk pak “maskarallëk”.
Ilir Shehu me mbiemër të ndërruar nuk është thjesht një trafikant kokaine i cili u konvertua në bisnesmen dhe tashmë hetohet për pastrim parash.
Ai është ortaku i një ish deputeti të kuvendit të Shqipërisë, dhe bashëshorti i një deputeteje aktuale.
Të gjitha të dhënat e siguruara nga priza.al, flasin për një grup të strukturuar, i cili ndërthur trafikun-poitikën-tenderat dhe investimet në të njëjtën tenxhere.
Dhe për të tilla “gjellë” me të tillë personazhe nuk mund të merret prokuroria e Tiranës.
Ky grup kriminal duhet hetuar në rrënjë nga SPAK i cili në rast se e merr këtë çështje seriozisht, do të zbulojë një OKTAPOD që ka hapur tentakulat dhe ka kapur segmente të drejtësisë, bisnesit dhe të botës së nëndheshme.
–Vijon–
Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
