Historia e një prej familjeve më të njohura të Jugut të Shqipërisë që la gjurmë, Mero Baze sjell librin “Oxhaku i Këlcyrës” Emocione, krijime të reja muzikore dhe duartrokitjet shoqeruan teatrin “Migjeni” për dy net me radhë, ne edicionin e 11-të të Festivalit “Luleborë”, ku 16 krijime të reja garuan për çmimet e këtij aktiviteti. Në fund, ishte kënga “Nuk ngjallen historitë”, e interpretuar nga Arseld Muça dhe Ea Zoga, ajo që rrëmbeu çmimin e parë.
Përtej garës dhe çmimeve, skena e “Luleborës” solli edhe histori të veçanta artistike. Një prej tyre është ajo e Sara Payman, një prej finalisteve të festivalit, e lindur në Angli dhe me prejardhje indiano-iraniane. Ajo e ka mësuar gjuhën shqipe përmes këngës…
Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte edhe homazhi artistik për 75-vjetorin e kompozitorit të njohur shkodran, profesor Zef Çoba. Në skenë u rikthyen disa prej krijimeve të tij më të spikatura ndër vite
Për jurinë, vlerësimi i krijimeve dhe interpretuesve mbetet një nga elementët e rëndësishëm të festivalit, që synon të mbajë gjallë traditën, por edhe t’i japë hapësirë muzikës së re.
Në vendin e dytë u rendit Leonora Çuliqi me këngën “Jehon pa za”, ndërsa çmimi i tretë shkoi për Lulka Merkulajn me interpretimin “Kthehem”. Çmimi “Simon Gjoni” iu akordua Ivan Tanushit për këngën “Ti, Shkodër, je më e bukura në botë”.
Top Channel