Deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se përballë një sistemi të pandershëm, duhet bashkimi.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se bashkimi mund të realzizohet rreth asaj që na takon të gjithëve: lirisë, drejtësisë dhe një shteti që u shërben qytetarëve.
‘Përtej bindjeve politike, na bashkon dëshira për të jetuar me dinjitet në vendin tonë’, përmbyll reagimin, ligjvënësja demokrate.
Statusi:
Përballë një sistemi të pandershëm, na duhet bashkim!
Bashkim rreth asaj që na takon të gjithëve: lirisë, drejtësisë dhe një shteti që u shërben qytetarëve.
Përtej bindjeve politike, na bashkon dëshira për të jetuar me dinjitet në vendin tonë.
© SYRI.net