Lajmi i fundit

Dita e 26-të e revoltës studentore: Rama jepe dorëheqjen! Opozita në mbështetje të studentëve

‘Gjobat dhe gazi lotsjellës, s’trembën askënd’, Këlliçi: Rrëzimi i regjimit kërkon energjinë e të gjithëve’

‘Gjobat dhe gazi lotsjellës, s’trembën askënd’, Këlliçi: Rrëzimi i regjimit kërkon energjinë e të gjithëve’

17:29, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi shprehet se pavarësisht masave represive e policore të Edi Ramës, qytetarët dhe studentët nuk u trembën duke dalë masivisht në protestë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se penalizimet, gjobat dhe gazi lotsjellës, nuk trembën dhe nuk shkurajuan askënd.

‘Tirana oshëtoi nga revolta e thirrja për dorëheqje të Kryeministrit më të korruptuar në Europë’, shkruajti Këlliçi në rrjetet sociale.

Sipas tij, qytetarët, demokratët dhe të rinjtë u bashkuan në shesh, pavarësisht skenarëve që synojnë përçarje.

 ‘Është e qartë për cilindo se rrëzimi i regjimit kërkon energjinë e të gjithëve’, përmbylli reagimin Këlliçi.

Statusi:

Demokratët dhe qytetarët u bashkuan sot në protestë kombëtare kundër korrupsionit dhe arrogancës së qeverisë. Masat represive e policore të Edi Ramës, penalizimet, gjobat dhe gazi lotsjellës, nuk trembën dhe nuk shkurajuan askënd.

Tirana oshëtoi nga revolta e thirrja për dorëheqje të Kryeministrit më të korruptuar në Europë.

Qytetarët, demokratët dhe të rinjtë u bashkuan në shesh, pavarësisht skenarëve që synojnë përçarje. Është e qartë për cilindo se rrëzimi i regjimit kërkon energjinë e të gjithëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco