Marc Marquez me Ducati fitoi të shtunën garën sprint të zhvilluar në pistën e Losail, në Katar, duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion në MotoGP. Tashmë spanjolli ka 49 pikë diferencë me ndjekësin më të afërt, Jorge Martin.
Një garë që nisi me një flamur të kuq që pas dy xhirosh, pas rrëzimit të Francesco Bagnaia me Ducati, por për fat piloti ishte i vetëdijshëm. Ndërkohë, Marco Bezzecchi, në rinisjen e garës e humbet kreun dhe në mesin e garës rrëzohet.
Marquez është më i qetë, ndërkphë që Jorge Martin arrin të rikuperojë gradualisht pozicione, derisa ngjitet dyti. Për një moment duelon me Marquez për kreun, por pa sukses. Spanjolli e mbron kreun dhe fiton, duke lënë pas Fabio Di Giannantonio me VR46 (i dyti).
Në vendin e tretë u klasifikua spanjolli i Aprilia, Jorge Martin, që vetëm matematika e mban ende në lojë për titullin kampion. Marc Marquez mund të shpallet që të dielën kampion bote në MotoGP, ndërkohë që Bezzecchi, me rrëzimin e sotëm, s’ka më asnjë shans.






