Flakët kanë rënë në katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, duke shkaktuar panik mes banorëve. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një rrjedhje gazi.
Banorët janë evakuuar për shkak të situatës. Disa prej tyre janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur shenja asfiksie dhe kanë pësuar lëndime.
Të lidhura
None found
Zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë situatën nën kontroll, si edhe për të sqaruar shkaqet e zjarrit.







