Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shfaqur duke kënduar këngën nacionaliste serbe “Vidovdan”, gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Sremska Mitrovicë. Pamjet kanë tërhequr vëmendje për shkak të vargjeve që përmbajnë referenca të drejtpërdrejta për Kosovën.
Në videon e publikuar, Vuçiç dëgjohet duke kënduar: “Kudo që të shkoj, përsëri tek ti kthehem, kush mund të ma shkëpusë Kosovën nga shpirti im?”.
Kënga “Vidovdan” lidhet me narrativën historike dhe nacionaliste serbe për Kosovën, ndërsa interpretimi i saj nga Vuçiç vjen në një moment politik të ndjeshëm për të dhe kampin e tij, pas rezultatit të zgjedhjeve.
Gjatë takimit në Sremska Mitrovicë, ish-presidenti serb iu bashkua atmosferës së krijuar nga mbështetësit e tij, duke interpretuar vargjet që përcjellin pretendimin historik serb mbi Kosovën.

