Bayern Munich ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Mainz, duke triumfuar me rezultat 2-1 në javën e nëntë të Bundesligës.
Bavarezët siguruan tri pikët falë golave të Joshua Kimmich dhe talentit të ri Lennart Karl, duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për mysafirët, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e 14-të.
Ishte Kimmich ai që realizoi një gol të bukur me goditje të saktë nga hyrja e zonës për 0-1.
Mainzi reagoi në minutën e 40-të, por goli i Jae-Sung Lee u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë, Bayern vazhdoi dominimin dhe në minutën e 57-të dyfishoi epërsinë.
Harry Kane asistoi për Lennart Karl, i cili nuk gaboi brenda zonës, duke shënuar për 0-2.
Bavarezët patën edhe disa mundësi të tjera për të thelluar rezultatin, por nuk arritën t'i konkretizonin rastet.
Në minutën e 86-të, Dayot Upamecano ishte shumë pranë golit, por goditja e tij me kokë u ndal nga traversa.
Mainzi arriti të ngushtonte rezultatin në minutat e fundit përmes Phillip Tietz, por koha nuk mjaftoi për një rikthim.
Kështu, Bayern Munich fitoi 2-1 dhe arkëtoi tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.
Me këtë triumf, skuadra bavareze shkon në kuotën e 21 pikëve dhe vazhdon të mbajë kreun e Bundesligës pas nëntë javësh së bashku me Dortmundin.
© SYRI.net
Didier Deshamp ka refuzuar pankinën e një prej klubeve më të mëdha të Premier Ligës
Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet
Një penallti e humbur dhe një gol në fund, Tirana triumfon ndaj TeutësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: