Sport

Bundesliga/ Bayern e Borussia Dortmund marrin fitoret e radhës dhe vijojnë të kryesojnë krah për krah

Bayerni i Mynihut dhe Borussia Dortmund vazhdojnë të jenë krah për krah në krye të klasifikimit të Bundesligës teksa i fituan ndeshjet e tyre të javës së 9 të kampionatit.

Skuadra bavareze mori 3 pikët e saj në transfertë ndaj Mainzit të cilin e mundi me rezultatin 2-1. Bayernit të Mynihut i mjaftuan vetëm 14 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin dhe për të marrë avantazhin 1-0 me golin e Joshua Kimmich që u shërbye saktë nga Harry Kane.

Në fillimin e pjesës së dytë kampionët e Gjermanisë shënuan me Lennart Karl, edhe ky i shërbyer nga Kane për të çuar rezultatin në 2-0. Në minutat shtesë Tietz  vetëm sa shkurtoi diferencën në 1-2 për Mainzin dhe kështu kjo fitore i shkoi Bayernit që shkon në 21 pikë, po aq sa edhe Borussia Dortmund që mundi Elversberg 2-1. Gjithçka në këtë ndeshje ndodhi në pjesën e dytë ku për verdhezinjtë protagonist u bë Felix Nmecha autori i të dy golave për Borussian e Dortmundit që i shënoi në minutat 55 dhe 71, ndërsa për Elversberg golin e vetëm e shënoi Futkeu në minutën e 81.

Në ndeshjet e tjera, Leipzig fitoi me Augsburgun me rezultatin 5-2, ndërsa Paderborn barazoi me Eintracht Frankfurt 2-2

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.