Policia ka shoqëruar një protestues gjatë tubimit të kësaj të shtune pranë Kryeministrisë
Siç shihet në foto, ai merret nga dy efektivë dhe futet brenda automjetit të policisë edhe pse në ato momente nuk kishte asnjë tension.
Shoqërimi i tij ka nxitur reagimin e të rinjve të pranishëm në protestë, të cilët kanë nisur të thërrasin në kor kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar arrestimin e tij.
“Arrestoni Ramën, arrestoni Ramën”,- dëgjohet të thonë ata.
Protesta e kësaj të shtune në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje të përsëritura mes protestuesve dhe forcave të policisë.












