Lajmi i fundit

Dita e 26-të e revoltës studentore: Rama jepe dorëheqjen! Opozita në mbështetje të studentëve

‘Të gjithë bashkë kundër qeverisë së Edi Ramës’, Vata: Bashkimi është forca jonë!

‘Të gjithë bashkë kundër qeverisë së Edi Ramës’, Vata: Bashkimi është forca jonë!

18:26, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e PD, Denisa Vata shprehet se të gjithë duhet të bëhemi bashkë, kundër qeverisë së Edi Ramës, qeverisë më të korruptuar në Europë, siç e konsideron ligjvënësja demokrate.

Bashkimi po ndodh në shesh, mes shqiptarëve, shkruan Vata në rrjetet sociale, që, pavarësisht bindjeve të ndryshme, ndajnë të njëjtin qëllim, largimin e kësaj qeverie.

‘Shqipëria është më e madhe se çdo parti, çdo ambicie dhe çdo interes personal. Bashkimi është forca jonë, përmbyll reagimin e saj deputetja e PD.

Statusi:

Të gjithë bashkë kundër qeverisë së Edi Ramës, qeverisë më të korruptuar në Europë!

Bashkimi po ndodh në shesh, mes shqiptarëve që, pavarësisht bindjeve të ndryshme, ndajnë të njëjtin qëllim, largimin e kësaj qeverie!

Nuk na duhet të mendojmë njësoj për t’u bashkuar për Shqipërinë.

Shqipëria është më e madhe se çdo parti, çdo ambicie dhe çdo interes personal!

Bashkimi është forca jonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco