Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' u kthye në një arenë 'beteje' mes të rinjve protestues që kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës dhe policisë mercernare të kryeministrit.
Protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të autobotëve të policisë të vendosur në bulevard. Pranë mjeteve ujëhedhëse duken disa vatra të vogla zjarri, të shkaktuara nga molotovët e hedhur.
Ndërkohë policia përdori ujë me presion për të zmbrapsur turmën, ndërsa protestuesit vijuan të qëndrojnë në bulevard. Nga grupi i të rinjve dëgjohen njëzëri thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
© SYRI.net