Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarri në pallatin në Lezhë/ Administratori tregon momentin kur konstatoi flakët: Mendova se kishte bombol gazi

    Protesta zhvendoset pranë selisë së PD-së, policia shoqëron disa protestues pas largimit nga Kryeministria

    Italia nën sulme kibernetike, në shënjestër Tajani dhe tuneli i Brennerit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Italia nën sulme kibernetike, në shënjestër Tajani dhe tuneli i Brennerit
    Botë

    Italia nën sulme kibernetike, në shënjestër Tajani dhe tuneli i Brennerit

    November 7, 2026

    Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka deklaruar se është bërë objektiv i sulmeve kibernetike për shkak të qëndrimit të Italisë në mbështetje të Ukrainës, raportojnë mediat ndërkombëtare.

    Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Tajani bëri të ditur se prej disa ditësh persona të paidentifikuar po shpërndajnë të dhënat e tij personale në rrjetin e errët (Dark Web).

    Sipas tij, hakerët po përpiqen të sigurojnë edhe informacione të tjera, duke e ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe përpjekjeve për intimidim.

    Ai theksoi se sulmet nuk janë kufizuar vetëm tek ai, por kanë përfshirë edhe familjarët e tij.

    Kryediplomati italian nënvizoi se mbështetja e Italisë për Ukrainën përbën motivin politik të këtyre sulmeve. Sipas tij, mbrojtja e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së një shteti sovran është kthyer në objektiv të këtyre grupeve kriminale.

    Në lidhje me rastin ka reaguar edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila shprehu mbështetjen e saj për Tajanin. Ajo deklaroi se publikimi ose shitja e informacioneve konfidenciale që lidhen me zyrtarët publikë është një çështje shqetësuese, e cila duhet të trajtohet me vendosmërinë maksimale.

    Ndërkohë, një tjetër sulm kibernetik ka goditur kompaninë BBT SE, përgjegjëse për projektin e tunelit bazë të Brennerit, një lidhje hekurudhore me gjatësi prej 55 kilometrash, e cila do të bashkojë Innsbruckun në Austri me Fortezën në Itali.

    Kompania konfirmoi se sulmi ndodhi më 17 tetor, duke bërë të ditur se aktivizoi menjëherë protokollet e sigurisë kibernetike, izoloi sistemet e prekura dhe angazhoi specialistë të jashtëm për të kryer hetimet teknike mbi incidentin.

    Sipas raportimeve, nga rrjeti i kompanisë, i cili ishte i lidhur me internetin, janë vjedhur të dhëna jo publike.

    Gazeta austriake “Tiroler Tageszeitung”, e cila raportoi e para për sulmin, bëri të ditur se hetimet paraprake kanë orientuar dyshimet drejt një grupi hakerash pro-rusë, të njohur me emrin “Everest”.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarri në pallatin në Lezhë/ Administratori tregon momentin kur konstatoi flakët: Mendova se kishte bombol gazi

    November 7, 2026

    Protesta zhvendoset pranë selisë së PD-së, policia shoqëron disa protestues pas largimit nga Kryeministria

    November 7, 2026

    Italia nën sulme kibernetike, në shënjestër Tajani dhe tuneli i Brennerit

    November 7, 2026

    “Kudo që shkoj, përsëri tek ti kthehem”, Vuçiç këndon për Kosovën pas humbjes në zgjedhje

    November 7, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.