Sulmet kibernetike shtojnë shqetësimin në Europë, Europol mbledh policitë e vendeve të goditura

Përballë alarmit në rritje nga sulmet kibernetike në mbarë Europën, Europol ka caktuar për javën e ardhshme një takim hetimor. Në të janë thirrur përfaqësues të policisë së të gjitha shteteve që janë goditur nga sulmet më të fundit informatike.

Aeroportet, supermarketet, institucionet shëndetësore dhe rrjetet e transportit janë ndër infrastrukturat civile që janë vënë në shënjestër.

Të lidhura

None found

Takimi synon të thellojë bashkëpunimin ndërmjet organeve ligjzbatuese dhe të bashkërendojë hetimet, me qëllim parandalimin dhe luftimin e sulmeve që rrezikojnë funksionimin e infrastrukturës civile në vende të ndryshme europiane.

Mes vendeve të prekura ditët e fundit është edhe Italia, e cila, krahas sulmeve kibernetike, është përballur me njoftime të rreme për bomba të vendosura në disa fluturime ajrore.

Për këto ngjarje, autoritetet italiane po grumbullojnë prova dhe të dhëna, të cilat parashikohet të shkëmbehen në nivel europian në takimin e organizuar nga Europol.

Këto zhvillime po ngjajnë gjithnjë e më tepër me një luftë të padukshme, që ka në objektiv sistemet digjitale dhe shërbimet thelbësore për qytetarët.


Shtuar më 7.11.2026 18:48

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş