Pas aksionit të befasishëm dhe masiv të Policisë së Shtetit, që hodhi në tërren të gjitha forcat operacionale, protestuesit e maskuar braktisën “fushën e betejës”.
Ata sulmuan për mbi tre orë me gurë, molotovë, fishekzjarrë, shashka dhe sende të forta nga Ministria e Arsimit te Kryeministria.

Pasi nuk iu bindën thirrjeve të policisë, nisi aksioni me ujë, gaz dhe ndjekje, deri në shoqërime.
Pasi të maskuarit u arratisën, në bulevard dhe afër Kryeministrisë u kthyen vetëm protestuesit paqësorë dhe pa maska, kurse efektivët u tërhoqën në pozicionet e tyre të mëparshme.












