Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, tashmë zëvendësdrejtor i ekipit kombëtar. Ai flet për zhvillimet e fundit te “Dardanët” siç janë tri prurjet e reja, punën e Franco Fodës dhe objektivin madhor të Kombëtares. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtarë Exfis.

Ujkani ndër të tjerash ka folur për dy sfidat e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve, atë ndaj Izraelit në shtëpi dhe ndaj Irlandës në udhëtim.


Ish-kapiteni ka thënë se me mentalitetin e duhur të lojtarëve, Kosova do të synojë që ta nxjerrë maksimumin nga këto dy përballje.

“Synimin si e thashë edhe më herët, na synimin e kemi gjithmonë që me shku me marrë maksimumin. Po, normalisht, tash çdo ndeshje ka historinë e vet”.

“Izraeli është një kombëtare shumë e vështirë, shumë e vështirë. E kemi pa edhe atje kur luajtëm kundër tyre”.

“Po tash normalisht 90 minuta janë në pyetje si ne jemi, qysh jemi edhe besoj se me me mentalitet të duhur qysh e kemi deri tash, besoj se do të arrijmë ta nxjerrim një rezultat pozitiv, e tani në Irlandë finalja”.

“Ndoshta bëhet edhe finale, po pse jo, se është krejt varet çka bëjnë ata me Austrinë”, ka thënë Ujkani mes tjerash.

Episodin e plotë me Samir Ujkanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com