Eksperienca e AC Milan vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së
Federata e Futbollit do të organizojë më 23 nëntor 2026 edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, një aktivitet që synon zhvillimin profesional dhe shkëmbimin e përvojave mes specialistëve të kësaj fushe.
I ftuar special i këtij edicioni do të jetë Luigi Ragno, specialist italian me mbi 15 vite eksperiencë në strukturat e klubit të njohur AC Milan. Ai do të ndajë njohuritë dhe përvojën e tij në përgatitjen dhe zhvillimin e portierëve, duke sjellë në vëmendje edhe metodologjitë e aplikuara në futbollin europian.
Seminari do të zhvillohet në datën 23 nëntor, nga ora 10:00 deri në 15:00, dhe do të jetë i hapur për të gjithë trajnerët e portierëve, në çdo nivel, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pjesëmarrja në këtë aktivitet është falas.
Për të katërtin vit radhazi, FSHF vijon këtë nismë në kuadër të programit të saj për edukimin dhe kualifikimin e trajnerëve, duke krijuar mundësi konkrete për njohjen me praktikat bashkëkohore, shkëmbimin e eksperiencave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të përgatitjes së portierëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




