Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK regjistron procedim penal ndaj Edi Ramës

07/11/2026
Rama në Athinë: Po presin që SPAK dhe GJKKO të shkatërrojë PS
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Lorin Kadiu

SPAK ka regjistruar procedim penal mbi bazën e kallëzimit që një grup ekspertësh dhe protestuesish depozituan më 12 gusht ndaj kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private të përfshira në projektet turistike në Zvërnec, Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta.

Në një shkresë me datë 6 nëntor, nënshkruar nga drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, prokuroria u konfirmon kallëzuesve se procedimi penal nr. 97 është regjistruar më 10 shtator 2026 dhe ndodhet “në hetim”.

Kallëzimi mbështetet kryesisht në hetimet e Citizens.al: “The Albanian Files”, harta e resorteve mbi zonat e mbrojtura, dhe “Dosjet e KKT-së”, baza e të dhënave me 252 vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit, publikuar në platformën whoownsthealbaniancoast.com. Të tre projektet në fokus janë dokumentuar më parë nga Citizens.al.

“Dokumentet, e zeza mbi të bardhë, janë mënyra e vetme për ta rrëzuar gjithë këtë zhvillim të gabuar të territorit”, thotë për Citizens.al arkitektja Entela Spahivogli, nismëtare e kallëzimit. Sipas saj, kallëzimi është përkthimi në gjuhë ligjore i revoltës që shpërtheu në Zvërnec dhe e kanë nënshkruar të gjitha grupet e protestës, “pavarësisht ndasive”. Ajo pret që SPAK t’i shqyrtojë projektet një nga një, duke nisur nga “ai që firmos, kryetari i KKT-së, që është Kryeministri”.

Sponsorizuar

Deri tani kallëzime të tilla kanë përfunduar me mosfillim. Kjo do të thotë se nën hetim janë Rama dhe i gjithë zinxhiri vendimmarrës i KKT-së që ka vendosur për tre projektet.

Nga sheshi në SPAK

Kallëzimi kërkon hetim për shpërdorim detyre, ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë dhe grup të strukturuar kriminal. Thelbi i tij është një model i përsëritur: ndryshohet ligji, miratohet një instrument i posaçëm planifikimi, jepet leja, gjithmonë përmes Këshillit Kombëtar të Territorit, që e kryeson kryeministri.

Tre rastet në fokus:

  • Baks-Rrjoll. Vendimi nr. 39 i KKT-së, datë 17.12.2024, me firmën e Ramës dhe të Belinda Ballukut, miratoi rregulloren e veçantë për resortin “Blue Borgo”. Projekti mori statusin e investitorit strategjik, ndonëse AIDA ka konfirmuar dy herë se nuk ekziston vendim i Komitetit të Investimeve Strategjike.
  • Divjakë-Karavasta. Masterplani “Kingscoast”, për një qytet të ri brenda parkut kombëtar, u depozitua që në tetor 2023, ndërsa regjistri zyrtar e tregon ende zonën si të mbrojtur.
  • Zvërnec. Masterplani i parë u hartua në 2022 për Kastrati Group. Sot projekti zhvillohet nga një kompani e regjistruar përmes një trust-i në Holandë, me pronarë realë të panjohur publikisht.

Kallëzuesit i kërkojnë SPAK të mos ndalet te këto tre raste, por të hetojë çdo projekt ku janë përdorur të njëjtat mekanizma.

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

Rama në Athinë: Po presin që SPAK dhe GJKKO të shkatërrojë PS

SPAK regjistron procedim penal ndaj Edi Ramës

07/11/2026
7 ORË PROTESTË/ Protestuesit rigrupohen, policia vendos kordone te Parku Rinia dhe Piramida

7 ORË PROTESTË/ Protestuesit rigrupohen, policia vendos kordone te Parku Rinia dhe Piramida

07/11/2026
SPECIALE/ TOMA-t nga Turqia në Shqipëri, pse uji me presion nuk është “mjet paqësor”: Çfarë thotë vendimi i Strasburgut

SPECIALE/ TOMA-t nga Turqia në Shqipëri, pse uji me presion nuk është “mjet paqësor”: Çfarë thotë vendimi i Strasburgut

07/11/2026
’Kufitarët e protestës’, të neveritshëm dhe hyzmeqarë të pushtetit, edhe pa mendje

’Kufitarët e protestës’, të neveritshëm dhe hyzmeqarë të pushtetit, edhe pa mendje

07/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama në Athinë: Po presin që SPAK dhe GJKKO të shkatërrojë PS

SPAK regjistron procedim penal ndaj Edi Ramës

07/11/2026
7 ORË PROTESTË/ Protestuesit rigrupohen, policia vendos kordone te Parku Rinia dhe Piramida

7 ORË PROTESTË/ Protestuesit rigrupohen, policia vendos kordone te Parku Rinia dhe Piramida

07/11/2026
SPECIALE/ TOMA-t nga Turqia në Shqipëri, pse uji me presion nuk është “mjet paqësor”: Çfarë thotë vendimi i Strasburgut

SPECIALE/ TOMA-t nga Turqia në Shqipëri, pse uji me presion nuk është “mjet paqësor”: Çfarë thotë vendimi i Strasburgut

07/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.890 artikuj gjithsej