Harito Zoto merr drejtimin e PD-së në Korçë, mposht Mikel Dishnicën
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike në degën e Korçës. Nga gara ka dalë fitues Harito Zoto, i cili ka siguruar një mbështetje dukshëm më të madhe se kandidati rival, Mikel Dishnica.
Sipas rezultatit përfundimtar, në votim morën pjesë 517 anëtarë të Partisë Demokratike. Nga fletët e numëruara, 10 u shpallën të pavlefshme.
Harito Zoto arriti të sigurojë 398 vota, duke fituar kështu garën për drejtimin e PD-së në Korçë. Ndërkohë, kandidati tjetër, Mikel Dishnica, mori 109 vota.
Rezultati konfirmon fitoren e thellë të Zotos në këtë proces zgjedhor, duke e vendosur atë në krye të strukturave të Partisë Demokratike në Korçë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



