Nottingham Forest është duke fituar 2-0 në pjesën e parë ndaj Manchester City, në sfidën që po luhet në “City Ground” dhe është e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, ku pas një topi të humbur në zonën e tij nga Josko Gvardiol, ishte mbrojtësi brazilian Cunho, i cili edhe pse gati duke u rrëzuar, depërtoi bukur në zonë dhe mposhti Gigio Donnarumma-n me goditjen e tij me të majtën.
Në minutën e 16-të, ishte sulmuesi i transferuar nga Chelsea, Liam Delap, i cili tregoi gjithë klasin e tij, pasi mori një top nga shoku u skuadrës në mesin e fushës, kaloi secilin që i dilte para dhe në fund dërgoi topin në rrjetë.
Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Nottingham Forest. Enzo Maresca dhe Man. City i tij kane në dispozicion edhe 45 minuta të tjera për të shpëtuar nga humbja e tretë rresht në Premier League.







