Ngjyrat e arta të vjeshtës, peizazhet mahnitëse dhe bukuritë natyrore të Vermoshit e Lepushës në Kelmend janë kthyer në një studio të hapur arti për kolonine e piktoreve shqiptarë. Për disa ditë me radhë, artistët e penelit kanë qëndruar në këtë zonë të Malësisë së Madhe, duke sjellë në telajo magjinë e natyrës Por përtej maleve, pyjeve dhe ngjyrave të vjeshtës, në këtë koloni artistike një vend të veçantë zuri edhe trashëgimia kulturore e Kelmendit. Në telajot e piktorëve u përfshi edhe xhubleta, veshja tradicionale e kësaj treve, tashmë e UNESCO-s. Vajzat e Kelmendit, të veshura me kostumin tradicional, u kthyen ne frymëzim për artistët.