Kurti niset për në Francë për Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macron

Pjesëmarrja në Forumin e Paqes, që mbahet më 10-11 nëntor në Paris, është pjesë e vizitës për të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u nis sot drejt Francës. Ai do të jetë i pranishëm edhe në darkën shtetërore që shtron presidenti Emmanuel Macron.

Programi i vizitës së Kurtit përfshin takime dypalëshe gjatë qëndrimit në Francë dhe në margjinat e Forumit. Bashkëbisedues të tij do të jenë liderë, zyrtarë të lartë, përfaqësues të shteteve e institucioneve, si edhe personalitete të njohura nga arsimi, akademia, arti dhe kultura.

Të lidhura

None found

Forumi zhvillohet në kryeqytetin francez çdo nëntor dhe bashkon shtete e aktorë joshtetërorë të përfshirë në veprimin kolektiv, me qëllim diskutimin e zgjidhjeve për qeverisjen globale.

Prej vitit 2018, ky forum u ofron krerëve të shteteve dhe të organizatave ndërkombëtare një hapësirë bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe sektorin privat për hartimin e mënyrave të reja të veprimit të përbashkët.

Nisma për krijimin e Forumit të Paqes u paraqit në vitin 2017 nga presidenti francez Emmanuel Macron. Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Ambasadorëve, ai nënvizoi domosdoshmërinë e hapave konkretë në mbështetje të forcimit të multilateralizmit dhe ruajtjes së paqes.


Shtuar më 7.11.2026 20:21

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş