Protesta e radhës kombëtare e studentëve nisi e qetë te Ministria e Arsimit. Por qetësia nuk zgjati dhe dhuna shpërtheu. Policia u përmbajt në përballjen e parë duke përdorur vetëm spraj dhe ujë me presion, por jo gazin lotsjellës. Për rreth 40 minuta përballja vijoi konstante, por jo me incidente madhore, teksa policia ruajti pozicionet e saj. Ata që lëvizën ishte protestuesit që nga Ministria e Arsimit marshuan në drejtim të Kryeministrisë. Te Kryeministria gjetën bulevardin e lirë.