Lajmi i fundit

Dita e 26-të e revoltës studentore: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në plehra dekretet diktatoriale të padrinos

Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në plehra dekretet diktatoriale të padrinos

20:23, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës, qytetarët, studentët u bashkuan në një dhe i dhanë përgjigjen më të merituar narkodiktatorit dhe regjimit të tij.

Ai garantoi se asnjë akt ligjor që vjen në kundërshtim me Kushtetutën, asnjë kufizim i lirive të garantuara nga Kushtetuta dhe Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut, asnjë formë gjendje e jashtëzakonshme nuk do të respektohet kurrë nga Partia Demokratike

Pjese nga fjala e Berishes 

Do të përshëndes përzemërsisht dhe me mirënjohje të thellë ata mijëra e mijëra studentë dhe qytetarë që sot me guximin, trimërinë, vendosmërinë e tyre groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekretet diktatoriale të padrinos, me të cilat ai synonte asgjësimin e revoltës studentore.

Kisha bindjen më të madhe se qytetarët, se studentët dhe studentet, qytetarët e Tiranës do t'u jepnin përgjigjen më të merituar, shpërfilljen totale, hedhjen në kosh të plehrave akteve antikushtetuese, antiligjore, me të cilat Edi Rama mendonte se do mund të gjejë mburojë, mbrojtje, mendoi se do mund të ndalojë protestën.

Jam këtu për të deklaruar se asnjë akt ligjor që vjen në kundërshtim me Kushtetutën, asnjë kufizim i lirive të garantuara nga Kushtetuta dhe Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut, asnjë formë gjendje e jashtëzakonshme nuk do të respektohet kurrë nga Partia Demokratike.

Por, si të faktuara, këto përpjekje dështuan me turp sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës, pasi qytetarët, studentët u bashkuan në një dhe i dhanë përgjigjen më të merituar narkodiktatorit dhe regjimit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco