Vllaznia nuk fal në shtëpi, mjaftohet me një gol ndaj Elbasanit (video)

7 Nëntor 2026
20:28
Telesport
back button

Vllaznia ka rigjetur fitoren në Abissnet Superiore, pais mundi 1-0 Elbasanin në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 11-të.

Shkodranët zhbllokuan sfidën në fund të pjesës së parë, ku pas një zbritjeje të bukur në zonën kundërshtare dhe asistit të Herald Markut, ishte 17-vjeçari Sokol Uldedaj që dërgoi topin në rrjetë.

Pjesa e parë mbyllet 1-0 për shkodranët. Në pjesën e dytë, Vllaznia provoi për të dyfishuar shifrat, Elbasani për të gjetur golin e barazimit, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Vllaznia fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e shtatë me 12 pikë. Elbasani mbetet në vendin e pestë me 14 pikë.

SHIKOGOLIN

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit