Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, Berisha këmbëngul për bashkim: Të lëmë mënjanë kundërshtitë

    MEPJ reagon pas tragjedisë në Krakov: Shqipëria në solidaritet me Poloninë

    Pistorius: Gjermania nuk mund të furnizojë më Ukrainën me raketa “Patriot”, rezervat ushtarake janë drejt fundit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, Berisha këmbëngul për bashkim: Të lëmë mënjanë kundërshtitë
    Aktualitet

    Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, Berisha këmbëngul për bashkim: Të lëmë mënjanë kundërshtitë

    November 7, 2026
    Berisha: Punova gjithë verës duke mobilizuar njerëz për te protesta e “Flamingove”

    Sali Berisha ka përsëritur thirrjen për bashkim drejtuar protestuesve, pavarësisht dallimeve dhe kundërshtive mes tyre, pas refuzimit për të tretën herë radhazi të militantëve të Partisë Demokratike. Gjatë protestës së sotme, militantët e PD-së kanë sulmuar fizikisht protestuesit.

    Në fjalën e tij, kreu i demokratëve u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në mbështetje të studentëve, duke e cilësuar protestën si një betejë kundër qeverisë së Edi Ramës.

    “Të bashkohemi të mbështesim studentët, të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin, pavarësisht nga dallimet që mund të kemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me studentët që po zhvilloj një betejë epike kundër së keqes më të madhe të këtij kombi që e ka emrin Edi Rama”, tha Berisha.

    Ndërkohë, Berisha shprehu mbështetje për veprimet e dhunshme gjatë protestës, ku u hodhën gurë dhe molotovë në drejtim të policisë, duke i cilësuar veprimet e protestuesve si akte “trimërie”.

    Kreu i PD-së kërkoi gjithashtu lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar nga policia, ndërsa paralajmëroi se gjobat e vendosura ndaj tyre do të rikthehen në vlerë trefish.

    Fjala e plotë e Sali Berishës:

    Sot me guximin, trimërinë, vendosmërinë e tyre groposën në koshat e plehrave të Tiranës dekretet diktatoriale të padrinos me të cilat ai synonte asgjësimin e revoltës studentore. Kisha bindjen më të madhe se qytetarët, studentët do t’i jepnin përgjigjen më të merituar, shpërfilljen totale, hedhjen në kosh të plehrave akteve antikushtetuese, antiligjore me të cilat Edi Rama mendonte se do mund të gjejë mbrojtje, mendoi se do të mund të ndalojë protestën. Jam këtu për të deklaruar se asnjë akt ligjor që vjen në kundërshtim me Kushtetutën, asnjë kufizim i lirive të garantuara nga Kushtetuta dhe Karta Evropiane e të Drejtave të Njeriut, asnjë formë gjendje e jashtëzakonshme nuk do të respektohet kurrë nga PD. Por siç u faktua, këto përpjekje dështuan me turp sot në rrugët e sheshet e Tiranës pasi qytetarët e studentët u bashkuan në një dhe i dhanë përgjigjen e merituar narkodiktatorit.

    Shpreh mirënjohje shumë të madhe për qytetarët, për rekordet e reja që treguan në përballjen dhëmbë për dhëmbë me mercenarët e Edi Ramës. kërkoj lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të shoqëruar. Garantoj se gjobat e narkoshtetit do t’u rikthehen atyre në vlerë 3 herë më të lartë, por edhe gjobëvënësi që vë firmën e tij do të paguajë shumë shtrenjtë atë firmë që vendos. U rikujtoj atyre që marrin aktin antikushtetues të firmosjes së firmave, mos kryeni krime të tilla se mund të ndiqeni edhe penalisht, paçka se me rrogat tuaja do të dëmshpërblehen të gjithë ata që keni ndështuar. Sot u faktua se protestuesit në revoltën e tyre paqësore u provokuan në mënyrë të përsëritur nga policia, e cila vepron me një skenar kriminal ndaj revoltës studentore.

    Do ta mbyll këtë fjalë me ftesën për të gjithë ju: të bashkohemi të mbështesim studentët, të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin, pavarësisht nga dallimet që mund të kemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me studentët që po zhvilloj një betejë epike kundër së keqes më të madhe të këtij kombi që e ka emrin Edi Rama. Ju garantoj se PD është e vendosur t’i mbështesë totalisht studentët në revoltën e tyre dhe të respektojë plotësisht të gjithë ata të cilët janë në këtë linjë, janë të pranishëm. Ftoj çdo qytetar të angazhohet në këtë betejë. Bashkimi i gjithë faktorëve opozitarë duhet të jetë kurora e kësaj lëvizjeje të paparë që po zhvillohet në Shqipëri për t’u ndarë nga regjimi i narkoshtetit, për të proceduar me një qeveri që përgatit teknika apo kujdestare, kuadrin ligjor dhe krijon të gjitha kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme që çdo shqiptar të votojë me vullnet të lirë për forcën politike dhe kandidatin që do.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, Berisha këmbëngul për bashkim: Të lëmë mënjanë kundërshtitë

    November 7, 2026

    MEPJ reagon pas tragjedisë në Krakov: Shqipëria në solidaritet me Poloninë

    November 7, 2026

    Pistorius: Gjermania nuk mund të furnizojë më Ukrainën me raketa “Patriot”, rezervat ushtarake janë drejt fundit

    November 7, 2026

    Qetësi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një grup protestuesish rikthehet pas përplasjes me policinë

    November 7, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.