Analisti Arben Meçe thotë se Partia Demokratike, është kthyer në një sekt berishian dhe opozita nuk është e aftë të mbledhë as 500 veta në shesh.
Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Meçe u shpreh se në protestën e sotme, njerëzit e Berishës ushtruan dhunë dhe terror ndaj protestuesve të cilët janë kundër kryedemokratit.
Sipas Meçes, PD është kthyer në sipërmarrje private të familjes Berisha. Ndër të tjera, analisti Meçe nënvizoi se padroni i Berishës është Rusia.
“Protesta e sotme dha shumë mesazhe. Qëndrimi i fundit i Berishës, është bashkimi me të gjithë, por duhet të bësh kompromis. Sot në shesh, patë para Kryeministrisë një protestues, i cili ka dalë ditën e parë të flamingove, me thirrjen Rama në burg, Berisha në burg, sot ai goditet dhunshëm nga njerëzit që përfaqësojnë Berishën. Në Ministrinë e Arsimit, Berisha u përball me flamingot e vërtetë, ata përballën me terror dhe dhunë nga njerëzit e Berishës. Protesta karakterizohet nga burracallëku, e them me faktin që Berisha po ofendon dhe karakterin malësor nga vjen ai. Malësorët nuk rrinë prapa grave, si burrec po qëndrojnë pas tyre. Qytetarët shqiptarë historikisht kanë qenë në krahun e kauzës. Në momentin kur konstaton cënim të të drejtave, i ke pasur në shesh. Çështja është legjitimiteti i këtij grupimi, sektit berishian.
PD vazhdon të jetë në historinë e Shqipërisë, e cila solli pluralizmin. Mos ta ngatërrojmë me berishizmin dhe sektin berishian. Është e dhimbshme të mendosh që Qori mbledh mbi 1500 veta në shesh, ndërsa Berisha në protestën kombëtare, mezi mblodhi 300 vetë. Ky quhet krim, në demokraci të vrasësh opozitën, quhet kriminale në demokraci. Krimi i madh i shkatërrimit të opozitës në Shqipëri. Interesat private të familjes Berisha kanë prevaluar mbi funksionimin e demokracisë në Shqipëri.
PD është thjesht një institucion që është sipërmarrje private e familjes Berisha, misioni i saj është shkatërrimi i opozitës, demokracisë dhe mbijetesa e familjes Berisha. Aktorët ishin Sali Berisha, antifa në Shqipëria ka emër, është partia e Arlind Qorit. Padroni i Sali Berishës ka pasur vetëm një emër dhe padroni është Rusia.”, theksoi ai.











