Gazetari Julian Hoxhaj shprehet se lajmi i mirë në atë që po ndodh me protestat në Tiranë, është se ajo ndodhet aty, edhe pse për kryeministrin Edi Rama nuk është aspak në favorin e tij.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Syri Tv, teksa komentoi protestën kombëtare të kësaj të shtune, Hoxhaj tha se protesta nuk është shuar, pasi kërkesat e studentëve dhe të rinjve nuk kanë marrë zgjidhje, siç është ajo për dorëheqjen e kryeministrit, ndaj vijon të jetë aty.
Sipas Hoxhajt, qytetarët shqiptarë janë të revoltuar dhe protesta nuk do të shuhet deri në arritjen e qëllimit final të saj, dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Lajmi i mirë është që protesta është aty. Lajmi i keq për Ramën është se protesta është aty. Qytetarët e studentët janë aty dhe portestojnë çdo ditë. E kanë kthyer traditë protestën të shtunave, protesta s’është shuar sepse kërkesat s’kanë marrë zgjidhje, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama s’është realizuar, ndaj vijon të jetë aty.
Sa mjete, blinda të forma të ndryshme dhe mjete të reja, që s’dimë kur janë prokuruar e ku janë blerë, kishin ardhur në kryeqytet dhe ishin përqëndruar te Kryeministria. Rama e ka kuptuar që i vetmi mekanizëm për t’u mbrojtur është policia, sot kjo polici dhe Rama e ka kuptuar se nuk ka asnjë lloj krediti të shqiptarët e socialistët që i ka dhënë votën.
Ka 83 vota të ushtarëve të tij në parlament, por tashmë s’i ka për shkak të formave të shantazhit, që disa deputetë tentuan të bëjnë revoltë dhe këto kanë ndodhur përmes mekanizmave të shantazhit.
I ka mbetur vetëm policia që kontrollon dhe drejtuesit e të cilëve që i shantazhon, që shumë prej tyre janë pjesë të bandave kriminale që Rama i di. Elementi kryesor është që qytetarët shqiptarë janë të revoltuar e nuk shuhet më. Do e arrijë qëllimiun, largimin e Edi Ramës.
© SYRI.net
Berisha: Garantoj se gjobat e narkoshtetit do t'u rikthehen studentëve e qytetarëve me vlerë 3 herë më të lartë...
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në plehra dekretet diktatoriale të padrinos
SHIKONI PAMJET/ Protestuesi 'salto mortale' nga uji me presion i Policisë mercenare të Ramës! Përplaset në tokë