Avokati Idajet Beqiri deklaroi se kreu i PD, Sali Berisha ka lënë vendin pa opozitë dhe se ky është krim i shëmtuar.
Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Beqiri u shpreh se Berisha e ka katandisur PD në një parti, ku qytetarët nuk i përgjigjen thirrjes për protestë kombëtare.
Sipas Beqirit, Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE.
“Berisha i bëri thirrje kombit për protestë kombëtare. Në 12:10 kalova nga ana tjetër e Lanës, pashë që ishin 7 veta te selia e PD. Berisha u struk te zyra e vet, ishte komedi e vërtetë, më turp nuk ka. Të kesh qenë president, kryeministër, të bësh thirrje kombëtare dhe të mos vinë më shumë se 150 veta, ku është katandisur. E la vendin pa opozitë, nuk ka krim më të shëmtuar. Ata që nxorri, ata ishin të papranueshëm për pjesën tjetër të protestës. Kjo është e papranueshme në çdo drejtim, ai po përpiqet ta kapë protestën, ta komandojë. Por në protestë ka shumë rryma. Aty ka pedagogë të PD, edhe ndonjë student i PD. Nuk janë të gjithë qytetarë të pastër, të ndarë nga Berisha. Ajo që është më e rënda, bën krim për ta shkatërruar opozitën, por e bën në funksionin që ta ketë si detashment kundër shqiptarëve, për integrimin në BE.
Qëllimi i dytë, ta mbajë këtë opozitë agresive, rrugës, me banalitete. Ne nuk kemi një opozitë që të jetë reale dhe e ideve, e progresit. Ne kemi opozitë të ardhur prej Serbisë. Pasi shkatërroi ekonominë, ushtrinë, zgjedhjet e lira, bëj grusht shteti, pasi ua dha armët në dorë kriminelëve, tani me aq sa i ka ngelur, vazhdon misionin. I thotë BE që nuk duhet të futemi në BE ne. Ai misionar ishte, misionar mbetet, ky mision edhe dëme sjell”, theksoi ai.











