Kryetari i PD-së Sali Berisha përsëriti apelin për tu bashkuar për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës
“Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin. Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin” tha Berisha në një konferencë për median mbrëmjen e sotme nga selia e PD-së.
Bashkimi tha Berisha do të sillte ndarjen nga regjimi i narkoshtetit, për të proceduar me një qeveri kujdestare që përgatit kuadrin ligjor dhe krijon të gjitha kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, në mënyrë që çdo shqiptar të votojë me vullnet të lirë për forcën politike dhe kandidatin që do.
Pjese nga deklarata e Berishes
Të dashur qytetarë dhe qytetare, do ta mbyll këtë fjalë timen me ftesën për të gjithë ju, të bashkohemi të mbështesim studentët.
Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin.
Pavarësisht nga dallimet që mund të kemi njëri me tjetrin. Të bashkohemi me studentët të cilët po zhvillojnë një betejë epike kundër të keqes më të madhe të këtij kombi që e ka emrin Edi Rama.
Ju garantoj se Partia Demokratike është e vendosur t'i mbështesë totalisht studentët, revoltën e tyre dhe të respektojë plotësisht të gjithë ata të cilët janë në këtë linjë.
Janë të pranishëm. Ftoj, ftoj çdo qytetar të angazhohet në këtë betejë.
Bashkimi i të gjithë faktorëve opozitarë duhet të jetë kurora e kësaj lëvizje të madhe të paparë që po zhvillohet në Shqipëri.
Për t'u ndarë nga regjimi i narkoshtetit, për të proceduar me një qeveri që përgatit teknike apo kujdestare si të doni ta quajmë, që përgatit kuadrin ligjor dhe krijon të gjitha kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, në mënyrë që çdo shqiptar të votojë me vullnet të lirë për forcën politike dhe kandidatin që do.
© SYRI.net
Berisha: Garantoj se gjobat e narkoshtetit do t'u rikthehen studentëve e qytetarëve me vlerë 3 herë më të lartë...
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në plehra dekretet diktatoriale të padrinos
'Qytetarët shqiptarë janë të revoltuar’, Hoxhaj: Protesta nuk shuhet deri në dorëheqjen e Ramës