Kedhi: Bashkimi, arma jonë më e fortë përballë autokracisë! Përçarja i shërben vetëm Edi Ramës

Kedhi: Bashkimi, arma jonë më e fortë përballë autokracisë! Përçarja i shërben vetëm Edi Ramës

20:56, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i PD, Nikola Kedhi ka falënderuar demokratët që iu bashkuan sot mbështetjes për lëvizjen studentore, duke veçuar kontributin e Degës 4 dhe të rinjve të Forumit Rinor.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kedhi vlerëson qëndrueshmërinë e demokratëve përgjatë 14 viteve sakrifica dhe bën thirrje për bashkim përtej bindjeve politike.

Ai thekson se liria, dinjiteti dhe e ardhmja e të rinjve janë përgjegjësi e përbashkët, ndërsa përçarja, sipas tij, i shërben vetëm Edi Ramës.

“Shqipëria është mbi gjithçka. Shqiptarët do triumfojnë!”, përfundon Kedhi.

Reagimi i plotë:

Mirënjohje dhe një falënderim i pakufishëm për çdo demokrat që doli sot në mbështetje të lëvizjes studentore, me bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është një përgjegjësi që na bashkon të gjithëve!

Një falënderim të veçantë për demokratët e Degës 4, me të cilët kam privilegjin të punoj nga afër dhe për të rinjtë e patrembur të Forumit Rinor. 

E di mirë mes çfarë sakrificash, vështirësish dhe përkushtimi kanë qëndruar demokratët të palëkundur përgjatë këtyre 14 viteve. E megjithatë ata nuk tërhiqen. 

E ardhmja e të rinjve, liria, dinjiteti dhe e drejta për të ndërtuar jetën në vendin tonë nuk kanë ngjyrë partiake. Shqipëria ka nevojë për bashkim të njerëzve dhe grupimeve të lira. Autokracia mundet nëse na sheh të bashkuar perballe saj. Përçarja jone i sherben vetem Ramës. 

Mund të kemi bindje të ndryshme, por kemi një atdhe të përbashkët dhe një detyrim ndaj vendit që gjendet në momentin me te veshtire të këtyre dekadave. 

Shqipëria është mbi gjithçka. Shqiptarët do triumfojnë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco