Vllaznia, trajneri Laszlo: Tri pikë të rëndësishme
Trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszlo në prononcimin e tij për “Super Gol”, ka komentuar fitoren 1-0 të arritur përballë Elbasanit në “Loro Boriçi”.
“Ishte një trepikësh mjaft i rëndësishëm. Nëse shikojmë tabelën, vinim pas një barazimi jashtë, të marrësh katër pikë në dy ndeshje nuk është pak. Nuk mund të them se çdo gjë ishte perfekt, se nuk ka perfekt. Rezultati është perfekt. Duhet ta pranojmë, kundërshtari sot bëri një ndeshje mjaft të mirë, në disa situata kishim dhe fat. Nëse do ishim fokusuar më mirë, mund të kshim shënuar gola më tepër”.
“Taktikisht ishte një ndeshje mjaft e mirë, futbollistët dëgjojnë çdo ditë e më tepër, dhe arrijnë të kuptojnë se futbolli nuk luhet vetëm me këmbë, por edhe me mendje. Taktikisht lojtarët kanë qëndruar mirë në fushë. Lojtarët duhet të zbatojnë detyrat, ku qëndrojnë, ku është kundërshtari dhe ku është topi”
“Hap pas hapi kemi bërë progres në këtë drejtim, ndaj për ne çdo arritje e objektivit është një hap i mirë. Nuk mund të fitosh çdo ndeshje, por mundohem të përgatis ekipin që të ketë sjellje të mira dhe besim”.
“Problemi më i madh është që nuk kam zë pas çdo ndeshjeje. Jam i lumtur që nuk kemi 70 mijë vetë në stadium. Nëse do të kishim aq shumë në tribuna, nuk do të mund të dëgjonin zërin tim. Mund t’i ndihmoj kështu djemtë. Por e meritojmë këtë pauzë dyjavore, që të qartësojmë pak mendjen. Të gjithë në klub do të fokusohemi te ndeshja e radhës”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



