Enkelejda Veliu do të drejtojë degën e Partisë Demokratike në Fier, pasi fitoi garën me 196 vota. Pas saj u rendit Ardian Ferro me 192 vota, një diferencë prej vetëm 4 votash.
Rezultati u shpall pas përfundimit të numërimit të votave. Veliu festoi menjëherë më pas me mbështetësit e saj.
Të lidhura
None found
Për drejtimin e degës lokale të PD-së garuan pesë kandidatë, ndërsa rezultati mes dy kandidatëve të parë ishte i ngushtë.
Sipas të dhënave, votuan 836 demokratë nga 3 mijë e 800 anëtarë me të drejtë vote.






